RRETH NESH

Rreth Nesh

Në një rrugëtim përvojash , këtë vit ne jemi sipërmarrësit më të rinj në treg. Kompania inovatore HealthTie (Lidhja juaj me shëndetin) ka si qëllim të ofrojë varietete shërbimesh cilësore , në bazë te kërkesave te gjithësecilit. Ky shërbim , i cili mundëson komunikimin tuaj online me mjekun apo farmacistin tuaj , është rezultat i një sipërmarrjeje të guximshme. Shërbimi ynë i vjen në ndihmë çdo qytetari i cili është i gatshëm të kontribuojë mbi shëndetin vetjak dhe jo vetëm.

Ne sjellim më pranë jush, kudo dhe për këdo, mjekun tuaj!

Çfarë ofrojmë ne

Ne ofrojmë:

  • 1. Respekt ndaj dinjitetit njerëzor, barazi dhe etikë profesionale, pasi në qendër të çdo gjëje është njeriu.
  • 2. Kartë vitale e pajisur me të dhënat e pacientit dhe QR code të skanueshem.
  • 3. Varse të pajisura me QR Code personal të cilat ju mbajnë në çdo moment në një lidhje të pandarë me shëndetin tuaj,larg rrezikut dhe incidenteve momentale.
  • 4. Paketa të ndryshme gjithperfshirëse me çmime të arsyeshme.
  • 5. Qartësi dhe transparencë në tarifat e shërbimeve, të cilat bëhen të ditura përpara se të kryhen shërbimet dhe nuk pësojnë ndryshime.
  • 6. Rezervim online të një takimi me mjekun.
  • 7. Receta dhe kartela online e çdo pacienti të regjistruar në këtë shërbim.
  • 8. Konfidencialitet maksimal për të dhënat personale të përdoruesve.

Misioni ynë

Misioni ynë është ti vijmë në ndihmë çdo pacienti duke ofruar shërbimin e kartelës dhe recetës online, i cili aksesohet lehtësisht nëpërmjet skanimit te QR Code-it me të cilin pacienti është i pajisur. Me shërbimin tonë ju keni spitalin tuaj në duar vetëm përmes një klikimi.
Ne gjithashtu garantojmë që çdo e dhënë e pacientit është e mbrojtur dhe mund të aksesohet vetëm nga persona të autorizuar.

Misioni ynë jeni ju!

Shërbimet tona

  • SHËRBIM MJEKËSOR ONLINE
  • KARTË SHËNDETI
  • SUPORT 24/7
  • KARTELA ONLINE
  • SHËRBIMI I URGJENCËS
  • AKSES I SHPEJTË I KARTELËS PËRMES QR CODE
  • RECETA ONLINE
  • REZERVO TAKIM ONLINE
  • MOBILE FRIENDLY

Bordi Drejtues

Fiona Gjyla

Presidente

Erald Greca

Drejtor i Departamentit të Prodhimit

Ira Mukaj

Drejtore e Departamentit të Financave

Zhaklin Bano

Drejtore e Departamentit të Marrëdhënieve me Publikun

Glen Mebelli

Drejtor i Departamentit të Marketingut

Blenda Lame

Drejtore e Departamentit të Burimeve Njerëzore

Partnerët Tanë